Kushtet e përdorimit

Kushtet e përdorimit www.see.montenegro.travel

Uebsajti www.montenegro.travel është pronë e Organizatës Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi (NTO CG)

Të gjitha informacionet dhe materialet, me shkrim dhe fotografitë, në faqen e internetit www.see.montenegro.travel i nënshtrohen mbrojtjes së të drejtave të autorit ose formave të tjera të mbrojtjes së pronësisë intelektuale të Organizatës Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi (në tekstin e mëtejmë NTO) dhe partnerëve, përmbajtjet e të cilëve përfshihen në internet faqen www.see.montenegro.travel.

Përdoruesi mund të përdorë përmbajtjen e faqes www.see.montenegro.travel ekskluzivisht për përdorim personal, gjegjësisht komercial. Çdo formë tjetër e përdorimit të përmbajtjes së kësaj faqeje në internet për qëllime komerciale nuk lejohet. Informacioni dhe materialet e publikuara në këto uebfaqe nuk mund të kopjohen, riprodhohen ose shpërndahen ndryshe për qëllime tregtare pa pëlqimin e shprehur me shkrim të NTO-së.

Shkelje e të drejtave të autorit do të konsiderohet edhe çdo publikim nga ana e gazetarëve ose e personave të tjerë pa deklaruar burimin e tij.

NTO rezervon të drejtën e ndryshimit të përmbajtjes të faqes në internet www.see.montenegro.travel dhe kushteve të përdorimit në çdo kohë, në çfarëdo mënyre dhe për çfarëdo arsye pa njoftimin paraprak dhe nuk merr përgjegjësi për asnjë pasojë të ndryshimeve të tilla.

Megjithëse informacionet vendosen me kujdes në faqen tonë, NTO nuk merr asnjë përgjegjësi për gabime ose lëshime nga përmbajtja. NTO nuk pranon përgjegjësinë për përmbajtjen e linqeve të jashtme, as përmbajtjen administrative të portaleve/shërbimeve të partnerëve kontraktues.

Në krijimin e sajtit tonë kanë ndihmuar miqtë dhe partnerët e dashur nga Mali i Zi. Autorët e fotove: Jovan Nikoliq, Petar Llonçar, Nenad Lekoviq, Nebojsha Atanackoviq, Dado Pavlloviq, Gavrillo Knezheviq, Milko Bullajiq, Sllaven Villus, Sergej Zabijako, Ranko Marash, PE "Morsko dobro (Të mirat detare)", Parqet Kombëtare të Malit të Zi, Parku Natyror i Pivës, Parku Natyror Orjen, LTO Bar (Tivar), LTO Budva, LTO Herceg Novi, LTO Kotor, LTO Ulqin, LTO Zhablak, LTO Cetinje, LTO Danillovgrad, LTO Petnjicë.

Kjo faqe përdor "cookie" për të siguruar një përvojë më të mirë të përdoruesit. Nëse doni të bllokoni cookie-t, ju lutemi vendosni shfletuesin tuaj.